Vjedhje e rëndë në Viti

Hajnat i hyjnë në shtëpi

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në një shtëpi në fshatin Tërpezë të Vitisë, ka ndodhur një vjedhje.

Sipas ankuesit janë vjedhur stolitë e arit, një telefon celular si dhe disa dokumente personale.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një sasi stoli ari në vlerë 2500€, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë duke e cilësuar si vjedhje të rëndë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./21Media

Back to top button