Ibishi: Në pesë vjetët e fundit kemi rritje emorme të personelit të FSK-së

Sot me rastin e tre vjetorit të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka qenë i ftuar në ”Click”, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ibishi ka theksuar se është ndjekur rruga e duhur për krijimin ushtrisë.

Tutje ai ka shtuar se gjatë rrugëtimit për krijimin e ushtrisë kemi pasur hezitime sepse nuk kanë munguar trysnitë e faktorëve ndërkombëtar.

Ibishi ka theksuar se në 5 vjetet e fundit ka pasur rritje enorme të  personelit të FSK-së.

Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim ka miratuar tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.
Ligjet që janë miratuar ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.
Deputetët serbë në parlamentin e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës./21Media

Back to top button