Identifikohet agresori që sulmoi policët me çekiç

Agresori me çekiç ishte Farid Ikken

40-vjeçari i cili sulmoi me çekiç efektivët e policisë përpara katedrales “Notre Dame” në Paris është identifikuar si Farid Ikken dhe vazhdonte studimet e doktoraturës për shkenca sociale në Universitetin e Lorenës.

Me vete ai kishte edhe dy thika, shpjegojnë forcat e rendit, që theksojnë gjithashtu se agresori është qëlluar në të dy këmbët e jo në gjoks, siç u raportua më parë.

I martuar me një suedeze, ai jetonte në veri të kryeqytetit francez.  Në banesën e sulmuesit policia thuhet të ketë gjetur një video ku Ikken betohej për besnikeri ndaj ISIS-it e ku tregohej edhe qëllimi i kryerjes së atentatit.

Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: “Kjo është për Sirinë!!” Deri tani, megjithatë, asnjë grup xhihadist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e incidentit.

Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë vdekur 40 vetë dhe jo rrallëherë, shënjestra kanë qenë forcat e rendit.

Në mesin e muajit prill, një polic u vra nga një atentator në mesin e shëtitores së famshme Champs-Élysées.

Back to top button