Haradinaj: Krerët serbë të rrinë kokëulur para shqiptarëve

Haradinaj u shpreh se nuk do ta themelojë asociacionin e komunave sipas marrëveshjeve të Brukselit

Kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj lidhur me takimin e tij me Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin për normalizimin e raporteve me Kosovën tha se ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve.

”Unë ua kam njohur edhe shefat e  tyre Millosheviqin dhe Sheshelin, këta janë nxënësit e tyre. Ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve duke pasur parasysh faktin që çfarë u kanë bërë shqiptarëve. Një kërkim falje është veprimi i parë që ata duhet ta bëjnë”, tha Haradinaj për DW.

Ndërsa, se a do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjeve të Brukselit?, Haradinaj u shpreh se marrëveshja e tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

”Jo, nuk mund ta zbatojmë marrëveshjen e Brukselit në këtë aspekt, sepse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese të Kosovës. Pas këtij vendimitë Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe t’a zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka paraparë mundësinë e organizimit të asociacioneve që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive”, tha Hardinaj./21Media

Back to top button