Identifikohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11 vjeçares

I dyshuari i pestë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë u identifikua. Kështu informoi sonte Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se i dyshuari u kërkua në shtëpinë e tij, nuk u gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.
Katër të dyshuarit e tjerë janë arrestuar lidhur me dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë
“Lidhur me rastin e “dhunimit” të raportuar dje në Prishtinë, hetues nga drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë reagimit të shpejt dhe arrestimit të dy (2) personave të dyshuar, në vazhdimësi ka punuar me intensitet të lartë në identifikimin edhe të personave tjerë, hetimin dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij rasti. Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë (5) i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim”. Pra, lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.”, u bë e ditur në komunikatë.
Polica e Kosovës shtoi se është e përkushtuar në trajtimin e rastit të lartcekur në mënyrë sa më profesionale dhe kryerësit e këtij akti të sillen para organeve të drejtësisë.
Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë. Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë sot (29 gusht) gjatë ditës i ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një vajzë të mitur. Ndërkohë, në mbrëmje Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, kanë reaguar krerët e lartë shtetëror./21Media

Back to top button