Igball Jashari, futbollisti i ri i Prishtinës prezantohet me këngën “Mora Fjalë”

Klubi futbollistik, FC Prishtina e ka prezantuar sot futbollistin e ri të skuadrës, 17 vjeçarin Igball Jashari. Ai tani do të mbrojë ngjyrat “bardhekaltër”.
Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89.
Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Faleminderit për mbështetjen që jeni duke më jep unë do mundohem të jap nga vetja ime atë më të mirën për klubin, na prift e mbara”, ka shkruar Igball Jashari në Facebook./21Media

Back to top button