Zelensky kërkon ndihmën e BE-së për riparimet e sistemit energjetik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmën e BE-së për rivendosjen e rrjetit energjetik në vendin e tij, i cili është dëmtuar rëndë nga sulmet ruse.
“Rreth 40% të sistemit energjetik është shkatërruar”, tha sot kreu i shtetit në një takim me Kadri Simson, zyrtaren më të lartë të Komisionit Evropian për energjinë.
Ai kujtoi Grupin e Kontaktit të Ukrainës, në të ashtuquajturin formati “Ramstein”, në të cilin vendet mbështetëse koordinojnë ndihmën e tyre për armë, transmeton rtv21.tv.
“Për ekonominë dhe energjinë, duhet të ketë një grup të ngjashëm të formatit “Ramstein”. Jam i sigurt se do të riparojmë gjithçka. Dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik të jetë sërish i qëndrueshëm, ne do të eksportojmë sërish energji elektrike në Evropë”, tha Zelensky,

Back to top button