IHMK paralajmëron se indeksi i UV nesër do të jetë me vlera të larta

Instituti Hidrometeorologjik njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.”, thuhet në njoftim
Po ashtu bëhet e ditur se Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, ( që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit) . Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s./21Media

Back to top button