Zelensky viziton qytetin jugor të Mykolaivit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv-it, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse, njoftoi zyra e kryeministrit ukrainas përmes një deklarate.
Ndërkohë gjatë adresimit të tij të mbrëmshëm, presidenti Zelensky tha se punonjësja shëndetësore Jullia Payevska, e njohur ndryshe si Tajra, është liruar nga robëria ruse.
Ajo së bashku me shoferin e saj, ishin kapur nga forcat ruse në Mariupol në muajin mars, ku ajo po ndihmonte në evakuimin e ushtarëve dhe civilëve të plagosur.
Në zhvillime tjera kryeministri i Britanisë Boris Johnson, ka paralajmëruar për “lodhjen e Ukrainës nga lufta” pas udhëtimit të tij në Kiev të premten.
Ndërkohë bombardimet ukrainase kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, pasi minierës iu ndërpre energjia elektrike, raportuan agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
“Si rezultat i bombardimeve nga forcat ukrainase, energjia në minierën Zasyadko në Donetsk u ndërpre, 77 minatorë mbeten nën tokë,” citohet të ketë thënë mbrojtja territoriale e rajonit separatist.
Për këtë raport dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet ukrainase./21Media