Ikballe Berisha-Huduti lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

Ikballe Berisha – Huduti sot është liruar nga akuza për shtytje të kryerjes së veprave terroriste nga Gjykata e Prishtinës.
Sipas aktgjykimit,  Ikballe Berisha – Huduti, e akuzuar se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerje të veprave terroriste”, lirohet nga akuza, për shkak se nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Berisha – Huduti ka thënë se u është mirënjohëse të gjitha organeve të drejtësisë për punën e tyre të bërë me korrektësi dhe drejtësi për, siç është shprehur ajo, të dal në shesh e vërteta.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka theksuar se ka pasur bindje të fortë se drejtësia do të fitojë.
Prokuroria Speciale më 30 shtator 2020 ngriti aktakuzë kundër Ikballe Berisha – Hudutit për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”./21Media

Back to top button