Kreu i policisë për Çalamanin: Po hetohej për vjedhje banesash, s’ka pasur kallëzime ndaj tij për abuzim seksual

Teksa evidentoi me shqetësim numrin e lartë të të miturve të dëmtuar ose viktima nga vepra të ndryshme penale, kreu i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, veçoi ngjarjen në Grecali të Fierit, ku Klodian Çalamani, më 16 nëntor e ka vrarë dhe groposur 8-vjeçarin, Mateo Vasiun.
Gjatë raportimit në Komsionin e Sigurisë, Nano tha se autori Çalamani pas lirimit të tij nga burgu nuk ka pasur kallëzime ndaj tij për abuzime seksuale vetëm për vjedhje.
“Do të veçoja ngjarjen me 16.11.2021 ku në fshatin Grecali të Fierit u arrestua në banesën e tij Klodian Çalamani sepse për motive të dobëta ka vrarë me sendë të forta shtetasin e  mitur M.V të cilin e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori ishte me precedent penal pasi gjykata e kishte dënuar me 4 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë.Ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në vjedhjen e banesave, bagëtisë dhe shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë në fazë të verifikimeve. Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pasur informacione, të dhëna apo kallëzime si person i dyshuar për veprat penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje”.
Nano raportoi se Çalamani pas daljes nga burgu ka qenë në kontroll të vazhdueshëm nga polici i zonës dhe madje për këtë ka dhe dokumente.
Pas daljes së tij nga burgu nuk ka pasur informacione me këtë tendencë tha Nano dhe bëri publike dhe datat kur është bërë verifikimi nga polici i zonës, shkruan Oranews
19  Prill 2021
19  Maj  2021
9 Korrik 2021
9 Korrik 2021
22 shtator 2021.

Back to top button