IKD: Një kandidat për deputet nga LDK ka aktakuzë aktive

 

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se është një (1) kandidat i cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është liruar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë./21Media

 

Back to top button