IKD kërkon falje: Nuk ka aktakuzë ndaj Ekrem Mustafës nga lista e LVV-së

 

Institutit i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Integriteti i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, në të cilin raport si person i akuzuar për “Rrezikim të trafikut publik” figuron edhe kandidati Ekrem Mustafa.

IKD me këtë rast thekson se këtu ka ndodhur një gabim i paqëllimshëm, pasi Ekrem Mustafa ndaj të cilit ka një aktakuzë për “Rrezikim të trafikut publik”, nuk është Ekrem Mustafa, i cili është kandidat për deputetë nga Lista e Vjosa Osmanit në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me këtë rast, për këtë gabim të paqëllimshëm, IKD i kërkon falje publike kandidatit të Listës së Vjosa Osmanit, z. Ekrem Mustafa, znj. Vjosa Osmani, dhe LVV-së.”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button