Ikën Brozovic, Interi gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Interi mund të mbyllë marrëveshjen për yllin e Sassuolo-s, Davide Frattesi që në fillim të javës së ardhshme, pasi të jetë finalizuar shitja e Marcelo Brozovic te Al-Nassr.

Skuadra arabe thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 23 milionë euro për mesfushorin kroat, duke iu mundësuar “Nerazzurrët” të gjenerojnë të ardhura dhe të lirojnë hapësirë për një ardhje të re. Brozovic pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 20 milionë euro në sezon.

Siç raportohet nga “SportItalia”, Interi dëshiron të mbyllë marrëveshjen me Frattesin së shpejti dhe dita vendimtare mund të jetë e mërkura më 28 qershor, duke ushtruar presion mbi palët e tjera të interesuara si Juventus, Roma dhe Milan.

Të premten, mesfushori 23-vjeçar tha se do të zgjedhë së shpejti klubin e tij të ardhshëm, për të cilin thuhet se ëhstë Interi.

Back to top button