Një i vdekur e disa të lënduar në aksident në park argëtues në Suedi

Një person ka vdekur e disa janë lënduar në një aksident në park argëtues në kryeqendër të Suedisë, Stockholm.

Aksidenti ka ndodhur në parkun “Grona Lund”.

Treni në parkun kishte dal pjesërisht nga shinat gjatë lëshimit.

Policia konfirmoi se shtatë fëmijë dhe të rritur ishin lënduar në parkun tematik të Grona Lund dhe po trajtoheshin në spital.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.

“Ne kemi zbrazur parkun dhe kemi nisur hetimet”, ka thënë një zëdhënës i Policisë.

Treni argëtues në parkun “Grona Lund” mund të arrijë shpejtësi deri 90 kilometra në orë dhe lartësi deri 30 metra./21Media

Back to top button