IKSHPK apelon të ndalen aktivitetet dhe tubimet publike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thotë se numri vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosëse.
Duke u bazuar në këto shifra IKSHPK-ja- bënë apel për respektim të masave antiCOVID-19 dhe kërkon të ndalen aktivitetet publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë, në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjihtashtu apelohen edhe institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHPK.
Në 24 orët e fundit në Kosovë 12 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, duke e dërguar në total shifrën në 2 mijë e 833 të vdekur. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga 8.789 mostra të testuar janë shënuar edhe 410 të reja me COVID-19 Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501./21Media 
Back to top button