IKShPK: Bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), sërish ka bërë thirrje te qytetarët që të respektojnë masat antiCovid, pasi varianti i ri i Covid-19, Omicron po përhapet me intensitet të lartë.

“Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndrojni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button