IKSHPK: Në Kosovë s’ka të infektuar me Virusin e Nilit, por ekziston rreziku

 

Tashmë kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes edhe nga Virus i Nilit.

Ky Institut bën të ditur se në Kosovë nuk ka të infektuar nga ky virus por, që ekziston rreziku.

Sipas sqarimeve që ka dhënë IKSHPK-ja ky virus mund të shkaktoj sëmundje fatale neuroligjike te njerëzit, por 80% e të infektuarve mund të mos kenë simpoma.

Ndërsa mënyra e transmetimit te njerëzit është përmes pickimit të mushkonjave./21Media

Back to top button