Zemaj: U gjobitën dhe u mbyllen shumë kafiteri, ashpërsimi i masave do të vazhdojë

 

Ministri i Shëndetësisë,  Armend Zemaj tregoi se mbërmë ka qenë në terren me Policionë  e Kosovës dhe Inspektoratin qendror për të shikuar nga afër se a po zbatohen masat anti-covid.

Ai bëri të ditur se janë ndëshkuar ata që nuk kanë respektuar këto masa.

“Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri! Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë! Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!”, tha Zemaj

Dje, Qeveria e Kosovës në koordinim me ekspertët shëndetësorë kanë marrë vendim që t’i ashpërsojnë masat (maskat, distanca, mosgrumbullimet),  duke rritur kontrollin nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës./21Media

Back to top button