IKSHPK: Nga 29 mijë të vaksinuarit asnjë nuk pati efekte të rënda

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka inkurajuar qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas planit, ndërsa potencon se vaksinat kundër COVID-19 veprojnë së bashku me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar imunitet kundër virusit dhe janë mënyra më e mirë për luftimin e pandemisë dhe kthimin në normalitet.

IKSHPK ka thënë se nga mbi 29 mijë të vaksinuarit deri tash në Kosovë, asnjë nga ta nuk ka raportuar për efekte të rënda pasvaksinale.

Tutje, IKSHPK-ja ka thënë se pasi që nuk ka mjaftueshëm doza për të vaksinuar 70 për qind të popullatës, është me rëndësi që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë apo të vdesin si pasojë e COVID-19.

Ndryshe, Kosova deri tash ka marrë rreth 62 mijë doza të vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Të gjitha përmes donacioneve nga COVAX-i dhe Bashkimi Evropian. E të dyja këto vaksina, IKSHPK-ja i ka cilësuar të sigurta dhe efikase./21Media

Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!

Vaksinat janë një nga…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 12, 2021

 

 

 

Back to top button