Dafina: Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara…

 

Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke punuar në albumin e ri që do të mbajë titullin “Dafinë Moj”.

Në këtë album do të mësohen shumë gjëra rreth jetës së këngëtares. Kështu ka bërë të ditur Dafina në Twitter.

“Ju do të njihni një pjesë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë ske baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Projekti i radhës nga Dafina Zeqiri do të jetë një version i dytë këngës “Vuj, Vuj, Vuj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZE🕯 (@dafina.zeqiri)

Ndryshe, “Duro” është projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri. Kënga e publikuar më 13 mars deri tani ka arritur mbi 17 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button