Iku në New York vetëm për 3 vjet e mbeti më shumë se 30

Ai mbërriti në Amerikë në vitin 1989 bashkë me gruan e tij e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Sot ai është një ekspert i njohur në biznesin e hotelerisë dhe një nga restauratorët e preferuar të New Yorkut. Mujo Pereziq kështu ka realizuar ëndrrën e tij. Ani pse thotë se në Amerikë shkoi vetëm për 2-3 vjet, por mbeti më shumë se 30.

“Edhe unë si gjithë të tjerët kam ardhur për nja 2 a 3 vjet, të punoj pak. Këtu jam që 34 vjet, t’u i pritë edhe dy vjet”, rrëfen duke qeshur Pereziq për emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.

Kompania Kimberly ka objekte të shumta në të gjithë SHBA-në dhe në New York.

Mujo thotë se për biznesin e hotelerisë ka më shumë rëndësi stafi.

Ndërsa, ai i këshilloi të gjithë të rinjtë që të jenë të duruar gjatë rrugës së synuar edhe nëse dëshirojnë të punojnë jashtë vendit. Megjithatë, theksoi se asnjëherë nuk duhet të harrohet vendlindja.

Mujo tutje tha se e ka në plan ta ndërtojë një shtëpi në Mal të Zi që të shkojë në pushime por, jo për t’u kthyer pasi që familjen e punën tani më e ka krijuar në Amerikë./21Media

Back to top button