Imami nga Fushë Kosova njofton se u sulmua fizikisht pas namazit të Teravive

Imami nga Fushë Kosova, Ali Ismaili, njofton se mbrëmë pasi ka përfunduar namazi i Teravive në Miradi të Epërme, është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në dalje të fshatit.

Ai shkruan se persona të panjohur e kanë sulmuar nga një veturë pa tabela.

“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borxh askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri”, shkruan ai.

Back to top button