Immobile përfshihet në aksident, ja gjendja e tij

Një moment frike për futbollistin italian Ciro Immobile. Kapiteni i Lazios është përfshirë në një aksident rrugor pranë Ponte Matteotti.

Makina drejtuar nga sulmuesi i Lazios ishte duke kaluar në Ponte Matteotti, e cila ndodhet pak larg stadiumit olimpik, kur është përplasur me tramvajin numër 19.

Në aksident janë përfshirë edhe persona të tjerë. Një person i lënduar është transportuar me autoambulancë.

“Tramvaji kaloi me semafor të kuq. Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, tha Immobile.

Back to top button