Incident zjarri në një shtëpi në Shtërpcë, gjendet pa shenja jete një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në komunën e Shtërpcës një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?