Incidenti i Will Smith në Oscars nuk e ndalon rrugëtimin e Bad Boys 4
Kanë kaluar dy muaj që nga incidenti i Will Smith në Oscars.
Që nga atëherë shumë projekte të tij u pezulluan e shumë të tjera u anuluan.
Njësoj ndodhi edhe me Bad Boys 4.
Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Tom Rothman.
“Jo ishte e pasaktë. Ai film ka qenë në zhvillim dhe është ende. Ishte një gjë e pafat që ndodhi, nuk mendoj që është e rrugës që unë ta komentojë këtë. E njoh ËWill Smithin. Ai është njëri i mirë. Ishte një shembull i një personi shumë të mirë që ka kaluar një moment të keq. Unë besoj që falja edhe keqardhja e tij janë të vërteta”, u shpreh Rothman.
Kujtojmë që, Bad Boys for Life ishte shumë fitimprurës, nga ekskluziviteti ai ka fituar 436 milionë dollarë, duke u bërë filmi me fitimin më të madh për vitin 2020./21Media