Kurti ngushëllon popullin amerikan: Zemrat tona janë me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan pas vrasjes së 21 personave në një shkollë në Teksas.
“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës.”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani e cila po ashtu ka thënë se se populli i  Kosovës bashkëndjenë me atë amerikan lidhur me këtë ngjarje.
19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat me armë në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeç, i cili më pas u qëllua nga policia./21Media

Back to top button