Dërgohen policë nga Kosova për të monitoruar ndeshjen Roma- Feyenoord
Policia e Kosovës do të dërgojë zyrtarë policor në Tiranë për të monitoruar ndeshjen Roma- Feyenoord, në kuadër të Conference League.
Ky lajm për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, ka thënë Kelani,.
Në anën tjetër në Tiranë tifozët e të dyja ekipeve kanë shkaktuar trazira të cilat kanë pasuar edhe me lëndime në njerëz./21Media