India në telashe edhe me stuhinë

 

Një ciklon i klasifikuar si “jashtëzakonisht i ashpër”, ka bërë zbarkimin në shtetin Gujarat të Indisë me shpejtësi të erës deri në 160 km/h.

Cikloni Tauktae udhëtoi përgjatë bregdetit perëndimor të Indisë, duke humbur për pak qytetin e Mumbai. Të paktën 12 njerëz humbën jetën dhe 200,000 të tjerë u evakuuan.

Marina ka dërguar tre anije luftarake në përpjekje për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar në bregdet në dy maune, transmeton rtv21.tv.

Cikloni vjen mes një vale Covid-19 që ka mbingarkuar spitalet indiane.

Shiu dhe shpejtësia e erës prej mbi 100 km/h shkatërruan zonat bregdetare në shtetin perëndimor të Gujarat, duke shkulur pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike. Në rrethin e Saurashtra, energjia elektrike është ndërprerë si masë paraprake.

Të martën në mëngjes, Departamenti Meteorologjik i Indisë tha në një postim në Twitter se cikloni ishte dobësuar më tej dhe do të vazhdonte të dobësohej gradualisht në tre orët e ardhshme. Por autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë të kujdesshëm pasi disa zona në Gujarat vazhdojnë të jenë të rrezikuara.

Tauktae është cikloni më i fortë që ka goditur rajonin që nga viti 1998 dhe Gujarat dhe Maharashtra fqinje – shtëpia e qytetit të Mumbai – kanë qenë në gatishmëri të lartë.

Megjithëse, rastet e Covid janë në rënie në të dy shtetet, efektet shkatërruese të valës së dytë të Indisë janë ende duke u ndjerë./21Media

Back to top button