Indonezia goditet nga një tjetër tërmet

Indonezia është goditur edhe nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-ve.
Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në jug-lindje të qytetit Banjar.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo për dëme të mëdha.
Ndërkaq, banorët u paralajmëruan nga pasgoditjet e mundshme.
Indonezia përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të pozicionit të saj.
Muajin e kaluar një tjetër tërmet u regjitrua, me magnitudë 5.6 ballë në qytetin Cianjur, duke lënë të vdekur 331 njerëz./21Media

Back to top button