Infantino për tragjedinë në Indonezi: Ditë e zezë për futbollin

Të paktën 125 persona kanë vdekur në një përplasje në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të futbollit në botë.
Qindra të tjerë u lënduan gjithashtu si pasojë e humbjes së ekipit Arema FC dhe më pastaj gjatë daljes nga stadiumi nga tollovia e shkaktuar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas kësaj ngjarje duke thënë se kjo është një ditë e zezë për futbollin.
“Një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit tonë”, ka thënë ai.
Përplasja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës tifozët që pushtuan fushën.

Back to top button