Haziri: Njerëzit më paragjykojnë, dua të më njohin për sinqeritetin

Këngëtari Mentor Haziri në “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” zbuloi se së shpejti do ta publioj albumin e ri.
Mentori tha se pjesë e albumit do të jetë edhe një këngë patriotike.
Ai tha se tregu në Kosovë është çuditshëm, por se ai tashmë është i famshëm dhe njerëzit e njohëin për krijmtarinë e tij.
“Tregu jonë është i çuditshëm, por unë jam i famshëm”, tha Haziri.
I pytur se çfarë është një gjë që nuk lejohet në vend, por që ai do të donte të ishte e lejuar, Haziri dha një përgjigje.
“Kam qejf me u leju Pepper spray për gratë, për t’u mbrojtur – si institucione kemi dështu me e mbrojt femrën”, tha Haziri.
Haziri tha më tej se njerëzit e paragjykojnë dhe se “dëshiron që njerëzit ta njohin për sinqeritetin”./21Media

Back to top button