​Infantino: Unë dhe FIFA jemi me Lukakun, pres dënime të ashpra për fyerjet ndaj tij

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim në futboll, pasi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku u vu në shënjestër të disa tifozëve të Juventusit mbrëmë.

Romelu Lukaku u abuzua në mënyrë racore nga një grup tifozësh të Juventusit mbrëmjen e së martës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino lëshoi një deklaratë të mërkurën, duke dënuar grupet raciste dhe duke këmbëngulur që tifozët, klubet dhe institucionet e futbollit duhet të marrin masa për të trajtuar këtë çështje.

“Në futboll, nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë tjetër diskriminimi”, tha ai në një deklaratë zyrtare.

“Ishte thjesht e papranueshme të shihje ofendime ndaj sulmuesit të Interit Romelu Lukaku gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Juventusit në Torino më 4 prill. FIFA dhe unë jemi me Lukakun dhe çdo lojtar tjetër, trajner, zyrtar të ndeshjes dhe çdo person tjetër të përfshirë në një lojë futbolli, viktimë e racizmit apo çdo forme tjetër diskriminimi”, theksoi ai, duke shtuar se raste të tilla duhet të ndëshkohen ashpër.

“Të gjitha autoritetet duhet të ndëshkojnë ashpër viktimat e këtyre abuzimeve. E përsëris apelin që nisa në fillim të vitit, duke shpresuar që fansat të dëgjojnë zërin e tyre, duke i heshtur racistët. Në të njëjtën kohë, në futboll duhet të garantojmë zbatimin e sanksioneve të rënda sportive për të përballuar incidente të ngjashme”, tha në fund i pari i FIFA-së.

Shumë lojtarë kanë treguar mbështetjen e tyre për Lukakun në rrjetet sociale të mërkurën, duke iu përgjigjur postimit të tij të parë në Instagram pas incidenteve të ndodhura në stadiumin “Allianz” në Torino.

Back to top button