Filmi i animuar “Moana”, së shpejti me skena live për dashamirët e tij

Filmi i ri me skena live, i titulluar “Moana” është në zhvillim. Në një video të lansuar ditë më parë nga Walt Disney Studios,  ylli i “Moana” Dwayne Johnson i cili ka huazuar zërin për personazhin Maui në vitin 2016 për filmin e animuar, ka thënë se versioni me skena live është duke u zhvilluar.

Johnson ka thënë se Hawaii ka shumë rëndësi për të dhe për familjen e tij, dhe traditat e tyre si ‘ohana apo ‘aiga,’ siç thonë në Samoa, kanë marrë formë nga këta ishuj të jashtëzakonshëm. Në video shihen edhe dy vajzat e Johnson.

Ishujt e Paqësorit dhe kultura e tyre ka inspiruar një tregim shumë special, një të cilin të gjithë e dimë mirë, e që është Moana. Andaj Johnson ka thënë se është shumë i emocionuar që po njofton për zhvillimin e filmit të ri Moana me skena live.

Disney ka ndarë këtë lajm përmes një njoftimi për shtyp, ndërkaq lajmin për këtë po ashtu e ka bërë të ditur edhe përgjegjësi i Walt Disney, Bob Iger gjatë një takimi të kësaj kompanie.

Projektin e radhës Moana me skena live do të prodhojnë Johnson me Dany Garcia dhe Hiram Garciame produksionin e tyre Seven Bucks Productions.

Sipas njoftimit për shtyp të kompanisë Disney, filmi Moana do të paraqesë ishujt, komunitetet dhe traditat e Ishujve të Paqësorit, ashtu siç shihen përmes syve të një të reje e cila është e etur të hapë vetë rrugën e jetës së saj. Tregimi për këtë të re reflekton në zbulimin e vetës së saj, dhe jetën e të parëve të saj dhe pikërisht për këtë ka fituar zemrat e shumë dashmirëve nga e mbarë bota.

Kjo e re nuk i bindet babait të saj, që është përgjegjës i një ishulli i cili përballet me një fatkeqësi ekologjike. Moana liron nga burgu personazhin Maui. Ajo gjatë rrugës bëhet prijëse, diçka që babai i saj nuk ka besuar kurrë se ajo do ta arrinte.

Projekti i ri për realizimin e këtij filmi me skena live, duket se ka inspiruar edhe studio të tjera filmike që të shqyrtojnë mundësinë për realizim të disa filmave që janë të animuar në filma me skena live. Psh Universal po përgatitet që të xhirojë këtë verë filmin me skena live How to Train Your Dragon.

Sa i përket filmit të parë Moana të animuar, ai ka fituar 682.6 milionë dollarë në botë. Ky film po ashtu u nominua për Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të animuar, por humbi garën për shkak të filmit fitues Zootopia./21Media

Back to top button