Infektohet Dukesha e Cornwall-it

Dukesha e Cornwall-it është izoluar pasi rezultoi pozitive me COVID-19, bën të ditur nga Clarence House.
Burri i saj, Princi i Uellsit, rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten, por Camilla 74 vjeçe, kreu disa angazhime publike në atë ditë pasi doli negativ ne testin për COVID-19, përcjell rtv21.tv
Princi Charles raportohet se u takua me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë dy ditë para se të rezultojë pozitiv.
Javën e kaluar Pallati Buckingham tha që Mbretëresha nuk kishte simptoma të virusit dhe të hënën tha se nuk kishte asgjë për të shtuar.
Është hera e parë që Dukesha e Cornwall-it është infektuar me COVID-19, ndërsa për Princin Charles është hera e dytë.
Një zëdhënës i Clarence House tha çifti po ndjek udhëzimet e qeverisë për pandeminë./21Media
 

Back to top button