Infektologu shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të infektuarve

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 apel për tu vaksinuar ka bërë edhe infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani.
Ai ka shprehur shqetësim me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19, teksa ka ftuar qytetarët të vaksinohen sa më shumë, pasi që sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19.
“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë Sylejmani për faqen e SHSKUK-së.
Në spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar gjithsej 139 pacientë me Covid-19, kurse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar  gjithsesj 1259 pacientë. 1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv./21Media 
Back to top button