Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha po i del në ndihmë bashkëkombësve të vet.
32 vjeçarja përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të ndihmohet Spitali i Dibrës, pasi i njëjti nuk ka mjete të mjaftueshme.
“Për të gjithë shqiptarët dhe dibranët, ju lutem ndihmoni spitalin në Dibër. Nuk ka mjaftueshëm mjete. Ju lutem bëni donacione. Gjithçka u del në ndihmë”, ka shkruar Bebe në Instagram, ku ka rreth 11 milionë ndjekës.
Një fondacion është hapur për të pranuar ndihmë financiare, përmes të cilit edhe është bërë e ditur se Bebe ka dhuruar donacion prej dhjetë mijë euro.
Vete Bebe është me origjinë nga Dibra, ndërsa tani jeton në Brooklyn, New York.
Ndryshe Bebe asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen për shqiptarët./21Media

Back to top button