Infermierët ftojnë qeverinë: Ejani kujdestaroni vetëm 18 minuta në spital

 

Infermierët dhe mamitë e kanë protestuar për të kërkuar rritjen e pagesës gjatë kujdestarisë.

Përfaqësuesi i protestuesve, Fitim Havolli  tha se kërkesat e tyre specifike janë  që ndërrimi i natës të paguhet 36 euro e jo 18 euro sa paguhen tani.

Ai tutje shtoi se nuk po kërkojnë rritje rrogash por vetëm këtë motivim pasi që sipas tij e dinë gjendjen ekonomike të vendit

Në mënyrë simbolike infermierët dorëzuan 18 mantila. Këtë shifër e kanë lidhur me 18 euro plus që po i kërkojnë për ndërrimin e natës.

“I ftojmë 18 anëtarë të kabinetit të kryeministrit çoftë ministra, zëvendësministra apo kushdo nga kabineti i kryeministrit që të vijnë në kujdestari të natës dhe të merr pjesë me ne duke i veshur ne me rroba anti-covid duke e siguruar prej koronavirusit dhe të qëndrojë vetëm 18 minuta  dhe tani të gjykojnë se a janë këto kërkesa legjitime”, tha Havolli/21Media

Back to top button