Mustafa e quan xhelate Kusarin: Kërcënimi ndaj kryeministrit idiotizëm
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari Lila. Mustafa i ka quajtur kanibalizëm politik deklaratat e Kusari Lilës, e cila sot ka thënë se Hoti ka edhe një arsye më shumë për tu shkakruar.
“Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Tutje ai ka adresuar kritika ndaj kabinetit qeveritar dhe bashkëpartiakvë se nuk i kanë dalë në mbrojtje Hotit.
“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.”, ka përfunduar Mustafa.
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3122987851100764
Mimoza Kusari Lila ka thënë sot Hoti ka edhe një arsye më shumë për t’u shkarkuar pasi që sipas saj nuk është izoluar pasi nuk është ndjerë mirë, duke e akuzuar atë se ka shpërndarë virusin.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe vet kryeministri Hoti, i cili ka thënë se testin për Covid-19 e ka bërë dje rreth orës 16:00 , pasi vetëm dje ka pasur simtoma, një kollë të lehtë./21Media