Infermieri Duraku: 11 milionë euro për Rakiqin PO, 2.7 milionë euro për infermierët JO

 

Infermieri i Klinikës së Kirurgjisë, Enlirat Duraku sot ka hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë, ai përmes një postimi në facebook iu ka bërë thirrje kolegëve të tij që të iu bashkangjiten grevës.

Duraku ka bërë një reagim ndaj deputetëve, të cilët nuk kanë votuar për përmbushjen e kërkesave të infermierve.

”2.7 milion euro për infermierët të propozuara nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Komisionin për Buxhet dhe Financa, deputetët tanë e refuzuan të votojnë, ndërsa 11 milion euro për pagesë të energjisë elektrike për minoritetin serbë në veri nga parat e taksapaguesve kosovarë deputetëve tanë u është dukur e rrugës dhe e drejtë”, ka shkruar infermieri në facebook.

Kujtojm që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në grevë urie, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media

DITA 12, GREVË URIE

2.7 milion euro për infermierët të propozuara nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe…

Posted by Enlirat K. Duraku on Saturday, May 8, 2021

Back to top button