Infermieri që 10 ditë në grevë urie, nuk reagon Ministria e Shëndetësisë

 

Infermieri i Klinikës Kirurgjike, Enlirat Duraku, po e vazhdon ende grevën e urisë.

Ai përmes një postimi në facebook, ka treguar se sot ka hyrë në ditën e 10 të grevës së urisë dhe për portalin rtv21 përmes një përgjigjje me shkrim, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me përmbushjen e kërkesave të infermierve.

”Grevën do ta vazhdoj deri në përmbushje të kërkesave dhe gjendja ime shëndetësore është dobësu në masë të madhe”, bëri të ditur Duraku për portalin rtv21.

Ndërkaq ky i fundit në facebook ka treguar se Kuvendi dhe Qeveria kanë përmbushur kërkesa të tjera, ai nuk e la pa e përmendur edhe faktin që një teknik anesetezioni është larguar nga puna dhe Sindikata e Oda e Infermierve po heshtin në lidhje me këtë qështje.

Portali rtv21 ka tentuar të komunikojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë përgjigjje.

Kujtojmë që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në gravë urie, me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët, duke përfshirë këtu rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe  pagesa e rrezikshmërisë në punë./21Media

Back to top button