Lladrovci i kthen makinat mjelëse, thotë nuk janë si në kontratë

 

Operatori ekonomik është obliguar të sjell makinat mjelëse për fermerë, ashtu siç e ka nënshkruar kontratën, me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Për shkak që operatori ekonomik nuk i ka sjellë makinat sipas kontratës së nënshkruar mes komunës së Drenasit dhe mes tyre, Komisioni për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse ka rekomanduar që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë, pra të 40 litrave, e jo siç i kishte sjellë të 30 litrave.

Ky veprim ka ardhur pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha e DBPZHR, Anita Avdullahi se makinat nuk ishin sjellë siç janë në kontratë.

Kryetari Lladrovci i bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar kontrata me komunën e Drenasit, që t’i përmbahen të njëjtave, sepse nuk do të ketë asnjë kompromis dhe do të vazhdohet me punë meritore për qytetarët e komunës sonë./21Media

Back to top button