Infermierja dyshohet se në vend të vaksinave iu injektoi njerëzve ‘ujë të kripur’
Autoritetet në Gjermaninë veriore kanë apeluar te mijëra njerëz që të marrin një tjetër dozë të vaksinës kundër COVID-19, pasi një hetim policor ka gjetur se një infermiere e Kryqit të Kuq i ka injektuar ata me tretje të kripës.
Infermierja dyshohet se i ka injektuar njerëzit me këtë tretje në vend të dozës origjinale në një qendër vaksinimi në Friesland – zonë rurale në veri – në fillim të pranverës.
“Jam thellë i shokuar nga kjo ngjarje”, ka thënë Sven Ambrosy, asamblist lokal, në Facebook pasi autoritetet u bënë thirrje 8600 qytetarëve që mund të kenë marrë tretjen e jo vaksinën.
Derisa ‘tretësira e kripur’ është e padëmshme, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në muajin mars dhe prill, kur ndodhi zavendësimi i dyshuar janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar.
Hetuesi i policisë, Peter Beer, duke folur gjatë një konference shtypi, tha se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve kishte “një dyshim të arsyeshëm të rrezikut”.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse e dyshuara ishte arrestuar apo akuzuar për rastin, që sipas transmetuesit NDR, iu ishte dorëzuar një njësie speciale që heton krimet e motivuara politikisht./21Media