Inhalim nga koshi i bletëve, mjekësia alternative që ndihmon për rikuperim post-Covid

2 min read

 

Inhalim nga koshi i bletëve! Këto shtëpiza të ndërtuara në natyrë nga pjesa e pasme kanë hyrjen nga ku futen bletët.

Ndërsa brenda shtëpiza ka zgjojet e bletëve dhe aparatet për inhalim drejtpërdrejtë nga kosherja.

Apiihalimi i takon mjekësisë alternative dhe përmban të gjitha komponentët e produkteve të bletëve që gjenden në zgjua siç janë propolisi, mjalti, poleni, qumështi mbretëreshës, dylli si dhe ajri i pasur me oksigjen dhe vajra eterike.

Zllatko Cvetanoski nga Debërca i cili merret me lloj mjekimi alternativ thotë se njerëzit janë shumë pak e njohin këtë metodë, por ka nga edhe ata që e shumë mirë dinë ia njohin vetitë dhe për çka shërben.

“Komplet të gjitha bletët që punojnë i gjithë organizimi, bleta amë të gjitha siç do herë bëjnë organizimin normal, pra me ndihmën e inhalimit u mundësohet të bëjnë inhalim si punojnë bletët në kosh punojnë edhe këtu, pra ka polen, propolis, Brenda në kosh ka mjaltë, qumësht blete etj”, tha për TV21, Zllatko Cvetanoki.

TV21 në këtë vend takoi disa persona të cilët bënin inhalimin dhe relaksimin në këto shtëpiza. Njëri vuante nga sëmundja e zemrës dhe tjetri nga sinuset. Na thanë se që në ditën e tretë të terapisë kanë ndjerë përmirësime.

“Për rehabilitim të zemrës, jam i operuar në zemër, kam valvul, protezë në aortë kam dhe çdo herë vij këtu për të tu bërë më mirë. Kam qenë mbi rreth 10 herë dhe ndjehem shumë më mirë. Më është përmirësuar qarkullimi i gjakut, valvula më mirë hapet dhe mbyllet”, u shpreh një pacient.

“Kjo është hera e pestë, kam problem me sinuset dhe ndjehem shumë më mirë dhe planifikoj të vijë edhe disa herë të tjera Pas trajtimit të tretë vetëm se fillon të ndihet efekti pozitiv i inhalimit me bletë”, tha një pacient tjetër.

Cvetanoski tregon se për inhalim këtu vijnë edhe persona që e kanë kaluar COVID-19 dhe se frymëmarrja nga këto koshere u ka ndihmuar shumë.

“Varësisht nga simptomat që i ka mundet që në terapinë e parë dhe të dytë të ketë përfitim të caktuar, ta ndjejë shëndetin nga koshi i bletëve”, potencoi Zllatko Cvetnaoski.

Përveç inhalimit këtu aplikohet edhe apiterapia me bletë. Kjo familje brez pas brezi, për 200 vite, janë marrë me bletari, ndërsa në muajt e fundit ndërtuan edhe shtëpizat për inhalim dhe rehabilitim me bletë. Thonë se janë të vetmit në Maqedoni dhe të tretët në Ballkan që merren me inhalimin nga koshi i bletëve./21Media