Inspektorati i Policisë jep detaje rreth arrestimit të tetë zyrtarëve policor

 

Sot janë arrestuar tetë zyrtarë policor për vepra të ndryshme penale. Ata dyshohen për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar

Lidhur me këtë ka dhënë detaje Inspektorati policor i Kosovës. Zyrtarët policor i janë punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës) .

“Hetimi lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankesë dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.Hetimi është zgjeruar duke përtfshirë si të dyshuar edhe disa zyrtarë tjerë policorë dhe ka përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake dhe me përkrahjen edhe nga Policia e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se ee urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë hetuesit e IPK-së kanë realizuar kontroll në tri lokacione në Prishtinë ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button