Xheraldina: Do të më mungosh shumë Ceko

 

 

Pë 15 vjet me radhë, Xheraldina Vula, autorja dhe moderatorja e “Diçka Po Zihet”, ndau kuzhinën e saj televizive me Fikrije Ukelli-Ceka.

Vdekja e Cekës e ka prekur shumë Xheraldinën, e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se do t’i mungojë shumë partnerja e saj.

“Ceka na la. Partnerja ime e Diçka Po Zihet për 15 vjet me radhë nuk e përballoi sulmin e tmerrshëm të COVID-19. Kuzhina televizive shqiptare kurrë më nuk do të jetë njësoj pa ty Ceko. Ke vënë themelet e një kuzhine fantastike sa tradicionale aq dhe moderne. Librat e tu janë në çdo shtëpi aty ku dëshirohet të hahet mire. Do të më mungosh shumë Ceko”, shkroi ajo./21Media

 

 

Back to top button