Hoxhaj: Prekazi epiqendra e lirisë

 

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe anëtarë të tjerë të partisë bënë kanë homazhe në kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.

Hoxhaj tha se Prekazi është epiqendra e lirsë dhe me sakrificën e Familjes Jashari lind liria dhe shteti i Kosovës.

“Më 5,6, dhe 7 mars të vitit 1998 u flijua familja Jashari për tu ngrit në kamë tërë Kosova dhe i tërë populli shqiptar në Ballkan. Me këtë flijim familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, dhe nuk ka ngjarje që mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar…Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë që ne sot gëzojmë si shtet i pavarur”, tha ai.

Enver Hoxhaj përmendi  edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli të cilët  tha se po mbahen padrejtësisht në Hagë./21Media

Back to top button