Inspektorët e kryeqytetit, AUV-it e Policia nesër aksion në tregun e kerreve:

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ditën e nesërme, e diel, duke filluar nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.

“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

Back to top button