Kosova humb 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së

 

Instituti EPIK ka njoftuar se Kosova ka humbur 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së nga moszbatimi i reformave.

Pra sipas marrëveshjes deri më sot, institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma specifike dhe të fitojnë 16.5 milionë euro përkrahje drejtpërdrejt buxhetore nga fondet e BE-së. “Në vend të kësaj, institucionet kanë zbatuar vetëm 8 reforma specifike dhe kanë fituar €9.03 milion, duke humbur kështu €7.47 milion nga fondet e BE-së”, thuhet në shkrimin e EPIK.

Tutje në shkrimin e EPIK thuhet se humbja e radhës e fondeve të BE-së është indikator shqetësues i mungesës së theksuar të vullnetit politik dhe kapaciteteve administrative në zbatimin e reformave Evropiane dhe paralajmërim për vështirësitë në të cilat Kosova do të has në zbatimin e IPA III për vitet 2021-2027 ku vetëm do të ashpërsohen kërkesat për performansë në shfrytëzimin e fondeve të BE-së./21Media

Posted by EPIK Institute on Monday, 8 February 2021

Back to top button