Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët

Inteligjenca artificiale mund të çojë te shfarosja e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë edhe krerët e OpenAI dhe Google Deepmind, raporton BBC.

Dhjetëra kanë përkrahur këto paralajmërime të publikuara në uebfaqen “Centre for AI Safety”.

“Zbutja e rrezikut të shfarosjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera si pandemitë apo armët bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Sam Altman, shefi ekzekutiv i Chat GPT OpenAI, Demis Hassabis, shef ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic kanë mbështetur deklaratën.

Po ashtu nënshkroi edhe Joshua Bengoi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Montrealit.

Por, disa ekspertë të tjerët thonë se kjo frikë është e tepërt.

Back to top button